Porosit tani:
042 215 119 | support@multimedia.net.mk

Rreth Multimedia Network

Multimedia Network është operator për dhënien e shërbimeve publike të telekomunikacionit, i cili ofron shërbime të avancuara të internetit dhe rrjetit kabllor televiziv. Multimedia Network veprimtarinë e vetë e ushtron në rajonin e Gostivarit prej vitit 2002. Prej atëherë e deri më sot, Multimedia Network me sukses ka arritur të mbulojë dhe të siguroj me shërbimet e veta një pjesë të madhe të popullatës në rajonin e Gostivarit. Me hyrjen e tij në treg, ai ka sjellë risi dhe konkurencë në tregun e rrjetit kabllor dhe shërbimit të internetit. Me qëllim që të kënaq dhe plotësoj nevojat e klientëve të vet, Multimedia Network vazhdimisht është angazhuar në procesin e investimit të shpejtë, në rritjen e kapaciteteve të rrjetit kabllor duke shfrytëzuar teknologjinë e re digjitale të nivelit më të lartë. Shërbimin e internetit që ofron Multimedia Network përfaqëson trendin më të ri dhe më cilësor të rrjetit në botë edhe ate, me fibër optic, shpejtësia e së cilës është shumë e lartë, pikërisht atë që çdo kush e dëshiron.

Misioni
Multimedia Network është zgjedhja më e mirë për një komunikim sa më të shpejtë nëpërmjet rrjetit modern të internetit me fibër optik dhe platformë digjitale të rrjetit digjital. Multimedia Network ofron mundësinë që të jeni më afër njerëzve që i doni.

"Përmbushja e nevojave të komunikimit të klienteve tanë është prioriteti ynë"

Vizioni
Vizioni i Multimedia Network-it është që të rrisë kualtitetin e jetesës dhe të sigurojë përvojë të veçantë dhe kualitet në komunikim. Multimedia Network gjithashtu do të vazhdojë të jetë më i miri dhe lider në rajonin ku operon dhe njëkohësisht, zgjedhja e parë që ju shkon ndërmend kur bëhet fjalë për komunikimin tuaj me botën e jashtme.

"Me rrjetin e telekomunikimit të Multimedia Network, Ju çdo herë jeni në hap me kohën ..."